Burgu që drejtohet nga të burgosurit: Rojet janë jashtë mureve, e brenda një “qytet” me qeveri! (VIDEO)00:45

  • 32,017 views

I vendosur në zemër të qytetit malor La Paza në Bolivi, në një lartësi prej tre mijë metra në Ande, gjendet burgu San Pedro, burgu më i çuditshëm në botë, shkruan thevintagenews.com.
Jo vetëm që është burgu më i madh në Bolivi, por edhe “shtëpia” e mbi 2.500 të burgosurve.
Burgu San Pedro ruhet vetëm nga jashtë, derisa brenda tij nuk ka gardian. Detyra e vetme e gardianëve është që askush të mos arratiset, derisa gjithçka çfarë ndodh brenda tij përgjegjësinë e mbajnë vetë të burgosurit.
Për tu futur në këtë burg, të burgosurit duhet të paguajnë biletë dhe më pas të blejnë qelinë e tyre nga “kryetari i burgut” ose nga ndonjëri prej “agjentëve të patundshmërive” të burgut.
Brenda mureve të këtij burgu të burgosurit kanë formuar kompaninë e tyre me një sistem kontrolli funksional. Ata madje organizojnë zgjedhjet kur zgjedhin tetë përfaqësuesit e tyre, nga një për secilin sektor të burgut. Secili sektor ka zyrën e saj të vogël që i përfaqëson të burgosurit dhe merr vendime.
Shumica e të burgosurve në San Pedro jetojnë së bashku me familjet e tyre, me gratë dhe fëmijët, ku në 200 shkon numri i tyre që jetojnë dhe veprojnë brenda këtij burgu.
Janë fëmijët që konsiderohen si banorët më të rrezikuar brenda këtij burgu, që janë vazhdimisht nën kërcënimin e përdhunuesve dhe pedofilëve, por për veprime të tilla toleranca është zero, pasi për një krim të tillë ata hidhen në pishinën e vogël brenda burgut, dhe të gjithë mblidhen t’i shikojnë derisa të vdesin, dhe për këtë pakkush ka guxim të ndërmarrë një veprim të tillë.
Kushtet e jetës dallojnë nga sektorët. Për shembull, në sektorin më të varfër të gjithë të burgosurit mbyllen në tre apo katër qeli që janë të dedikuara për vetëm një të burgosur. Në anën tjetër, në sektorët më luksoz siç është La Posta, dilerët e drogës bëjnë jetë luksoze me tualete private, kuzhina dhe me televizion kabllor. Në këtë pjesë të burgut jeta kushton rreth 1.500 dollarë në muaj.
San Pedro e ka edhe ekonominë e pavarur, kështu të burgosurit punojnë si shitës, gardian, pastorë, berberë, rrobaqepës e zdrukthëtar, kurse brenda burgut gjendet edhe fabrika e përpunimit të kokainës më të pastër që shitet në këtë vend. Por, nuk mungojnë as bixhozi, bastoret dhe tregtia me drogë e alkool.
Megjithatë, ajo çfarë është më e çuditshme lidhur me këtë burg, është fakti se që nga viti 1990, turistët mund të futen brenda tij nëse paguajnë biletën. Edhe pse turnetë brenda tij janë ilegale, gardianët janë të prirë të marrin ryshfet dhe t’i lejojnë të futen brenda.

Enjoyed this video?
"No Thanks. Please Close This Box!"