Florent Abrashi sjell këngën e re “Kush niset me bo sevda”03:03

  • 20,343 views

Shumë nga artistët që kanë fituar talent-show të ndryshëm, e ndërpresin karrierën pas përfundimit të atij spektaklit.
Por, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me këngëtarin Florent Abrashit nga Gjakova, i cili ishte fitues i një nga edicioneve të talent-show të njohur “The Voice of Albania”.
Ai është mjaft aktiv me projekte të reja në muzikë, si dhe angazhohet herë pas here edhe me koncerte.
Së fundmi, Abrashi ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Kush niset me bo sevda”.
Kënga është një ripërpunim i këngës së vjetër qytetare, të cilën Florenti e ka realizuar në Dreamhouse Studio.
Ana vizuele e projektit i është besuar produksioni Entermedia, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer me klipin e realizuar në Prishtinë.

Enjoyed this video?
"No Thanks. Please Close This Box!"