Nga Lisbona në Mykonos e Bullgari, klipet verore të estradës ‘freskojnë’ publikun (Video)

KANALET I PERKASIN WEBFAQES WWW.ALBANIAN.TV
NA VIZITONI!

SE SHPEJTI ME APLIKACION TONIN!

Muajt e nxehtë të verës janë një sezonë shumë e ngarkuar për artistët e estradës.
Ata japin maksimumin që gjatë këtyre muajve të sjellin sa më shumë projekte të reja, kryesisht këngë dhe klipe me tematikë verore.
Estrada janë shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen e autorëve të këngëve, po aq sa edhe në produksionin që do të realizojnë klipin.
Ledri Vula – U harrum

Gjiko dhe Skerdi – Faje
Edhe bashkëpunimi i dyshes së “RedBox”, Gjikos dhe Skerdit, u pëlqye shumë nga publiku. Klipi i këngës gjithashtu ishte i veçantë dhe veror, teksa solli atmosferën e bregdetit dhe jetës së natës.

Butrint Imeri – BellaEdhe “Bella” e Butrintit është ‘dorë’ e Entermedias. Klipi i kësaj kënge është mjaft veror, ndarsa kënga është pëlqyer shumë nga fansat e këngëtarit, duke regjistruar shifra të larta klikimesh në YouTube.

Ledri Vula dhe Young Zerka – Nona
“Nona” është pa dyshim një ndër hitet e kësaj vere. Që me lansimin e saj, kënga ka arritur të marrë miliona klikime në YouTube. Klipi i këngës gjithashtu është pëlqyer shumë, teksa ka sjell skena nga më të ndryshmet, që nga bregdeti e deri te lumi “Buna”

Adrian Gaxha dhe Ronela Hajati – Ka je 2x

E lansuar vetëm pak javë më parë, kënga “Ka je 2x” nga Adrian Gaxha dhe Ronela Hajati ka arritur të pëlqehet shumë nga publiku. Sa i përket klipit të këngës, të cilin e ka punuar Entermedia, ky klip është cilësuar si një ndër klipet më të shtrenjta të realizuara ndonjëherë në estradë, dhe për Telegrafin, këtë e ka konfirmuar vet Adriani në një intervistë javë më parë. Xhirimet e këtij kipi janë kryer në qytetin e filmit në Bullgari.

Ardian Bujupi – Keiner

Këngëtari Ardian Bujupi në muajin prill solli këngën “Keiner”, e cila rrëmbeu simpatinë e publikut shqiptar. Aq më i bukur ishte edhe klipi, për të cilin ai dhe Entermedia morën rrugën drejt qytetit të Mykonos në Greqi.

Granit Derguti, Xhensila dhe Mixey – My Lova

Një klip i thjeshtë por i bukur. Xhensila, Granit Dërguti dhe Mixey erdhën mjaft të freskët me bashkëpunimin e tyre “My lova”, një këngë e cila u prit mirë nga publiku, me një klip i cili transmetonte shumë dashuri.

Loading...
Enjoyed this video?
"No Thanks. Please Close This Box!"